Bresja e Shushica, dy “oazat” shumëetnike në zemër të Kosovës

07/17/2026

Janë kryesisht rroba e mbathje të përdorura që janë nxjerr në shitje.

Ka edhe teknikë.

Kësisoj, në tregun e së marteve këtu në Bresje të Fushë Kosovës, taze janë vetëm pemët e perimet si edhe ndërtesat që po ngriten përditë.

Por, kjo lagje ka diçka shumë të vjetër, simbolin e bashkëjetesës mes qytetarëve të etnive të ndryshme.

Pikërisht për këtë arsye, këtu mblidhen shitës të zonës por edhe të vendeve të tjera, si puna e Sulltan Krasniqit, që pohon se ndëretnikisht gjthçka është në rregull.

Po, po, mirë kalojmë, kalojmë mirë. Nuk kemi probleme, nuk kemi telashe, kurrgjë,” thotë ai

Këta tregtojnë mallra të dorës së dytë e të tretë – të tilla që ju hyjnë në punë qytetarëve me të ardhura më të ulta.

Andaj, fitimi jo që nuk është i madh, por as i garantuar.

““Unë dal se nja 7-8 vjet, po shitje s’ka, dobët… Nganjëherë ka, nganjëherë s’ka, varet qysh”, thotë Krasniqi.

Mes shitësve në treg ka edhe pensionistë, që dalin për të siguruar të ardhura shtesë por edhe për të larguar monotoninë e ditës. Hasan Gashi, ëhstë njëri prej tyre.

“Unë, qysh jam dalë në pension, kështu po punoj. Pune kapak, nganjëherë po ka, nganjëherë s’po ka”, thotë Gashi.

Në moshën që ka, këtij shumë para i shkojnë edhe për barna.

““Unë kam pesionin tim…. Mos me kan këto sende nuk mundem me ja dal se i kam barnat e shtrenjta. 28 euro veç këto të diabetit qata po duhet me ble qajo pom me mbyt krejt”, thotë ai

Veçse qetësinë shpirtërore ia ofron harmonia ndëretnike.

“Mirë, mirë, mirë,  Kurrfarë problemi s’kemi”, thotë pensionisti

E edhe për Faton Tahirin, shitja e këpucëve është burimi kryesor i të ardhurave.

Ani pse si qytet përballen me probleme të zakonshme, e si tregtar me shitje jo të kënaqshme, fryma miqësore në treg bën që të tejkalohen të gjitha vëshitrësitë jetësore.

“Veç këpucë, shes veç kështu atlete. Prej jashtë, këtu na vijnë. Prej Gjermanisë vijnë krejt”, thotë shitësi nga Fushë Kosova.

E njëjta frymë bashkëjetese po bartet edhe përtej tregut, në institucionet e Fushë Kosovës.

Komunitetet po zënë gjithënjë e më shumë vend në institucionet lokale, e sipas nënkryetarit për komunitete Gëzim Gara, tashmë ka rritje të përfshirjes së tyre në administratë dhe në shërbimet publike

“Kemi të punësuar edhe në komunë prej komunitetit, që s’kemi pasur më parë. Komuniteti kemi kuadro tash, kemi djem, vajza të shkolluara. Tash presim prapë edhe disa punësime në vazhdimësi, kryetari është në përkrahje të komunitetit…. Kemi në ambulancë, kemi një infermiere për herë të parë që e kemi punësuar, edhe në komunë, kështu që me kohën jemi drejtpërdrejt me projekte të mira edhe të mëdha që vijnë te komuniteti, po presim”, thotë Gara

Fushë Kosova, qyteza që për shkak të afërsisë me Prishtinën, në dy dekadat e fundit është shndërruar në kantier ndërtimi e mbipopullimi nga të gjitha pjesët e Kosovës, e ruan edhe më tej natyrën e vet shumetnike.

Uglari është një lagje ku popullata serbe është në numër të konsiderueshëm.

Ivan Bojko që i takon këtij komuniteti ka tre dekada që punon me shqiptarët.

“30 vjet kam punuar me shqiptarët. Kurrë nuk kam pasur asnjë problem me ta. Kemi punuar së bashku, kemi jetuar së bashku, probleme ka kudo, nuk ka vetëm te ne, çfarë janë problemet, problemet janë çështje jetësore, shëndetësia, ilaçet, udhëtimet, thotë Bojko.

Ky e ka një moto në raportet me njerëzit.

“Jetojmë si gjithë njerëzit normalë. Ju e dini mirë se ka njerëz të mirë dhe njerëz të këqij. Për mua është kështu dhe unë i shoh në këtë mënyrë”, shprehet ai.

Uglari është fshati që ndan Fushë Kosovën me Gracanicën, një komunë tjetër shumëetnike në zemër të Kosovës.

Fshati Shushicë, paraqet një shembull në miniaturë të kësaj bashkëjetese.

Në hyrje të tij, është një market i vogël ëqë shtë kthyer në një pikëtakim për banorët e komuniteteve të ndryshme.


Në raftet e tij gjejnë furnizimet e përditshme banorët serbë dhe shqiptarë të këtij fshati, por përtej bukës, ushqimeve apo gjërave elementare, ky vend bart edhe një histori më të madhe – atë të kontakteve të përditshme mes njerëzve.


Pikërisht aty, mes blerësve të zakonshëm dhe bisedave të shkurtra, shihet një pjesë e realitetit të Shushicës – një fshat ku fqinjësia shpesh është më e fortë se dallimet.

“Ky fshat mbahet mend sepse deri më tani nuk ka pasur asnjë lloj ekscesi, ku është jetuar më së miri, ku serbët dhe shqiptarët nuk pyetej se kush çka është, por i ndihmonin njëri-tjetrit. Edhe sot e kësaj dite jetojmë mirë këtu.Babai im ka lindur këtu, edhe unë kam lindur këtu. Dhe kështu që bëhen 100 vjet që jetojmë ne këtu, më shumë se 100 vjet. Ne kemi ardhur dikur nga Shtërpca, nga Brezovica lart, jemi shpërngulur këtu”, rrëfen Miodrag Maksimoviq, banor i këtij fshati.
Ky mburret me fqinjësinë e mirë edhe gjatë luftës, ani se e pranon se shqiptarët e pësuan keq.

”Edhe gjatë kohës së luftës ne kemi kaluar shumë mirë. Asnjë shtëpi nuk është djegur. E dijmë që i ka dëbuar ushtria shqiptarët, na ka ardhur keq, por nuk kemi mundur t’ju ndihmojmë. Nuk jemi lejuar t’ju ndihmojmë”, kujton Maksimoviq.

Për të, kjo nuk është vetëm kujtesë e së kaluarës. Është edhe realiteti i përditshëm i njerëzve që ende takohen, punojnë dhe bashkëjetojnë në të njëjtën hapësirë.

Deri tash na ishte një shqiptar këtu, Gafurri vjen këtu, ish-polic, edhe këtu ishte deri tash, piu një birrë, pi ai, pensionist si unë po ashtu. Edhe ai… Arbeni vjen çdo ditë këtu…. E ndryshe, ja dyqani i vetëm në fshat që punon, aty vijnë edhe shqiptarët, fëmijët e rinj dhe blejnë gjithçka”, thotë ai.


Në këtë fshat, ku shumë banorë janë larguar me kalimin e viteve, marrëdhëniet mes atyre që kanë mbetur vazhdojnë të mbahen përmes gjërave të vogla – një përshëndetje, një punë e përbashkët apo një furnizim në marketin e vetëm të fshatit.

Arben Krasniqi, një banor i Shushicës, thotë se gjithçka ëhstë në rregull midis banorëve.

Mirë, mirë, përgjithësisht mirë”, thotë ai.

Për komunikimin që ka vazhduar ndër vite mes fqinjëve që janë të komuniteteve të ndryshme e thotë edhe nënkryetari i fshatit Jeton Krasniqi.

Mua personalisht, për shkak se e zotëroj edhe gjuhën serbe mirë, më thërrasin kështu kur kanë nevojë me shku Prishtinë ose diku. Bile bash dje kesh me një serb këtu, me një kamerier. E kishte pasur një ankesë diçka ndaj do kolegëve”, jep një shembull Krasniqi .

Krahas këtyre kontakteve mes banorëve, në Graçanicë janë zhvilluar edhe iniciativa institucionale që synojnë afrimin e komuniteteve të ndryshme.

Në këtë komunë jetojnë serbë, romë, ashkali she shqiptarë nga radhët se të cilëve është nënkryetari për komunitete, Leutrim Ajeti. Ky thotë se në vitet e fundit është vërejtur përmirësim në bashkëpunimin mes tyre.

“Jetojnë komunitete të ndryshme, duke filluar nga shqiptarët, serbët, romët, ashkallinjtë. Konsideroj që viteve të fundit, sidomos këtyre 10 viteve të fundit apo 15 viteve të fundit, bashkëjetesa veç është përmirësuar dhe kjo vërehet edhe kur jemi edhe në institucion, por edhe jashtë institucionit, brenda në qytet apo në qendrën e Komunës së Graçanicës…. 01:53… Pra, kur është interesi për të gjithë në pyetje, bëhen bashkë për të mirën e komunitetit në këtë rast, apo të atij vendbanimi. Pastaj e kemi njëri prej restoranteve këtu ku punojnë serbë dhe shqiptarë bashkë, ka edhe romë, edhe kjo është një storie suksesi për neve si banorë të kësaj komune”, thotë Ajeti.

Të rinjtë nga komunitetet e ndryshme në Graçanicë po shihen si një urë e re bashkëpunimi. Përmes aktiviteteve të përbashkëta, ata kanë krijuar mundësi për t’u njohur më shumë me njëri-tjetrin dhe për të kapërcyer barrierat që mund t’i ndajnë.

“Kemi pasur edhe iniciativa ku i kemi dërguar të rinjtë shqiptarë, serbë dhe romë në kampe të ndryshme, edhe kanë kaluar shumë mirë, janë socializuar kështu mes vete, kanë biseduar, pra të rinjtë, për të ardhmen, të komunës por edhe në përgjithësi të shtetit të Kosovës…. 03:046… Po i përmend dy, tri raste që kanë ndodhur, ky organizim ka ndodhur në vitin diku 2023-2024. Vetë isha edhe unë prezent, i vizitova të rinjtë në Prevallë kanë qenë, janë organizuar kampe dy herë atje, nga dy net, nëse s’gaboj apo tri ditë. Pastaj edhe ka qenë edhe një organizim përmes hiking-ut…. 04:19… Pra, të rinjtë e kanë mirëpritur këtë, kanë bashkëpunuar. Sot njihen mes veti, ndonëse barrierë ka qenë ndoshta gjuha, mirëpo prapë me gjuhën angleze apo disi janë marrë vesh dhe kanë kaluar momente të mira”, u shpreh Ajeti.

Graçanica, sipas regjistrimit të fundit të popullësisë i ka mbi 18 mijë banorë, gati dyfishin e rreth 10 mijëve që i kishte në vitin 2021. Sikur edhe Fushë Kosova, të cilës i është dyfishuar pothuajse popullësia, nga 34 mijë e 800, në 64 mijë.
Kësisoj këto dy komuna kanë shënuar rritjen më të madhe të numrit të banorëve, midis dy regjistrimeve.

Kjo storie është realizuar nga Qendra për Inovacion dhe Zhvillim -CFID dhe Kosovapress, në kuadër të një projektit të përbashkët me UNMIK-un që synon ndërtimin e mirëbesimit në mes të komuniteteve në Kosovë.